MENU
klinika

“Më penalizoi Iliri”

Eltioni largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

15.01.2022 - 11:57

Eltioni është larguar mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Ai ishte në televotim me Ilirin dhe Arbërin dhe duket se publiku ka vendosur që Eltioni duhet të largohet. Ishte Iliri ai që zgjodhi të shkonin të tre në nominim pasi hapi kutinë e Pandorës.

Aventura e tij mbaroi shumë shpejt pasi iu bashkua formatit vetëm 9 ditë më parë së bashku me Arbërin, Tan Bramën, Egzonën dhe Xheisarën. Pak dimensione janë parë rreth tij këtë periudhë megjithatë këto ditë ai u përfshi në një debat të ashpër me Ilirin. Madje, ky i fundit as nuk e takoi mbrëmjen e sotme kur ai doli nga shtëpia.