MENU
klinika

Ekspertët: Të ardhurat të kënaqshme

Emigrantët i kaluan festat e fundvitit në atdhe!

09.01.2022 - 13:51

I gjithë fluksi i emigrantëve apo turistëve që kanë hyrë në Shqipëri nga 15 dhjetorit deri në fillim të Janarit përkthehet në qarkullim të shtuar të monedhave të huaja dhe shpenzim parash në vendin tonë duke dhënë ndikim pozitiv në ekonominë e brendshme.

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko shprehet se fluksi i të ardhurave ka qenë i kënaqshëm.

“Në qoftë se futen në territorin e Shqipërisë 110 mijë qytetarë emigrantë dhe 20 mijë të huaj dhe ata shpenzojnë secili nga 50-100 euro për 24 orë, kjo është një shifër shumë e lartë dhe fluks parash që hyjnë në ekonominë shqiptare”, tha Ceko.

Operatorët turistikë thonë se 2020 i dha një shuplakë të fortë turizmit, ndërkohë krahasuar me hyrje-daljet në vitet para pandemisë shifra është e papërfillshme. Në një intervistë Besnik Vathi operator turistik u shpreh: Ky vit ndoshta nuk ka qënë ndër ato vitet e zakonshëm dhe me prurje të madhe.

“Qytetet italiane janë më të pëlqyera për porsinat që nisen nga Shqipëria drejt aeroportit të Rinasit”, thotë Ferjolt Ozuni, operator turistik.

Destinacionet e preferuara mbeten vendet europiane, por dhe disa nga vendet e rajonit. Besnik Vathi ndër destinacionet e preferuara në rajon veçon Malin e Zi.

“Ekspertët turistik thonë se personat që kanë hyrë në Shqipëri janë kryesisht persona me dokumentacion të rregullt me leje qëndrimi apo me nënshtetësi në vendet kur punojnë e qëndrojnë”, shprehet ai.

Ekspertët turistikë thonë se hyrje-daljet nga Shqipëria nuk janë shoqëruar me probleme, pasi në këtë periudhë lëvizën kryesisht persona me leje qëndrimi apo me nënshtetësi në vendet ku punojnë e qëndrojnë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin