MENU
klinika

"Nuk kisha asgjë për t’i ofruar"

Ermali rrëfen për fillimet me Amin

19.01.2022 - 11:32

Ermalin dhe Amin të gjithë i kujtojmë që nga ‘Portokallia’. Ata në një skeç madje kanë shkëmbyer edhe puthje duke e treguar haptazi lidhjen e tyre.

Së fundmi, aktori ka dhënë një intervistë të dhënë për Libero dhe ka treguar njohjen me Amin, në kohën kur ishte pjesë e “Portokallisë”. Ermali u shpreh se ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe se ate kohe nuk kishte asgjë.

“Ka qenë një dashuri me shikim të parë. Nuk kam asgjë për të ofruar përveç vetes time por jam shumë i sigurt dhe të premtoj që do të vijë një ditë që do t’i plotësojë të gjitha dëshirat e tua dhe të bëj të jetosh si princeshë”, tha ai.

Më tej, Ermali vazhdoi duke ndarë edhe më shumë detaje.

“Në kohën kur jam lidhur me Amin kam qenë një nga aktorët e Portokallisë dhe le ta themi kështu në kuptimin material të fjalës nuk kisha asgjë, nuk kisha as shtëpi as makinë. Ami ishte prezantuesja e Portokallisë, kur unë vendosa që kjo do të jetë gruaja e jetës time kam shkuar i kam bërë një premtim që e kam shumë të qartë që ti je femra me e bukur shqiptare, e di që ke shumë propozime nga njerëz të pasur. Ne e ndërtuam vetë të dy jetën tonë, familjen tonë. Kemi një jetë shumë të lumtur dhe komode, kemi bizneset tona. Jam shumë i lumtur që këtë e bëmë nga zero dhe e bëmë të dy”, shtoi Mamaqi.