MENU
klinika

Fatos Lubonja kritika Ramës

“Është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e shoqërisë”

28.01.2022 - 16:54

Analisti Fatos Lubonja ka akuzuar drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare. Përmes një interviste të dhënë në emisionin “Pikat mbi i”, Lubonja thekson se duke iu referuar personave të arrestuar në Evropë, rezulton se Shqipëria ka 100 herë më shumë krimenelë se Brazil, i cili ka një popullsi prej 212 milionë banorësh.

Sipas analistit kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjet dhe të japë llogari kryeministri dhe jo për pyetjet që ka shtruar përmes Këshillimit Kombëtar.

Lubonja shton gjithashtu se pasojat e kësaj keqqeverisjeje dhe kriminalizimit të shoqërisë do të jenë katastrofike, jo për Edi Ramën, por për Shqipërinë.

“Po të shikosh të gjithë karrrierën e tij politike që nga Ministria e Kulturës të bashkia dhe te kryeministria është shoqëruar nga ajo që institucioni jam unë. Ëshë psikologji e trashëguar nga “background-i” i mëparshëm, ku pikë kulminante ka qenë Enver Hoxha. Siç më kujtohet një udhëheqës që unë kam qenë dhe në burg, duke cituar një udhëheqës tjetër thoshte se: “detyra jonë e vetme është të perifrazojmë shokun Enver, ai ka idetë ai ka të gjitha ne thjesht ta perifrazojmë”- ky ishte anëtar i Byrosë Politike.

Por meqënëse jetojmë në demokraci ka ndarje pushtetesh, i duhet t’i mbajë ato si fasadë dhe të byepass-ohen. Këtë bën dhe me opozitën, siç thotë dhe vetë e ndau në dy gjysma të ndryshme të një kufome. Pasi ka kapur mediat dhe gjyqësorin, një gjë i duhet thënë Edi Ramës, sepse ai është autori i këtij krimi ndaj shqiptarëve: “në Evropë nga viti 2018 deri në vitin 2020 janë burgosur 266 shqiptarë për trafik droge, Shqipëria është e para dhe pas saj Brazili me 256 që ka 212 milionë banorë”. Ky njeri duhet të jap llogari për këtë kriminalizimi të shoqërisë shqiptare. Si ka mundësi që Shqipëria prodhon 100 herë më shumë kriminelë se Brazili. Për këto duhet të japë llogari ky. E pyet popullin ky për këto? Jo!

Duhet të shkoj përpara drejtësisë për këtë. Koha i ka dhënë në përgjithësi të drejtë shqiptarëve dhe e vërteta triumfon. I ka dhënë të drejtë deri tani këtij për shkak se ka arritur të sundojë, por rezultati do të jetë katastrofë jo për atë, por për Shqipërinë, do përfundojë si në 91-shin”, tha Lubonja.