MENU
klinika

Deklarata

Evi Kokalari largohet nga Komisioni i Rithemelimit, tërhiqet nga angazhimi politik në Shqipëri

11.01.2022 - 09:48

Aktivistja Evi Kokalari, e cila e ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha thuajse në të gjitha “Foltoret” e mbajtura ka vendosur që të largohet nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Kokalari njofton se ka vendosur që të distancohet nga politika në Shqipëri.

Kokalari sqaron se me zemër dhe mendje ndodhet “aty ku vazhdon lufta për opozitë të fortë”, por shton se i duhet të kthehet jetës së SHBA të cilën thekson se ka që në shtator që e ka lënë pas dore. Si duket aktivistja shqiptare në SHBA do të vijojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, por jo së aktive sa më parë.