MENU
klinika

Urimi

Fifi ka një mesazh për të gjithë ju në këtë fundvit

01.01.2022 - 09:58

Mund të themi se këtë periudhën e fundit të vitit, këngëtarja e njohur Fifi ishte në qendër të vëmendjes për shkak të prezencës së saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”.

Pavarësisht vështirësive që kaloi aty, ajo mori mbështetjen e shumë njerëzve, sidomos për krijmtarinë e saj brenda shtëpisë të finalizuar në këngën “Diell”, e cila padyshim është një HIT.

Ajo shpesh herë i ka dhënë rëndësi buzëqeshjesh e lumturisë dhe këtë mesazh përcolli për këtë fundvit.

Krejt cka kerkojme ne jete eshte me qene te lumtur .. me qesh .. me dhane e me marr dashni dhe keto s’kane kosto ..
Une zgjedh qe 2022 ta nis duke pi e duke gezu .. duke u lut per njerzit e mi te zemres .. duke uru qe t’i shoh te gjithe te lumtur e te gezum e me plot shendet 🤍
Po shkruaj qe tani sepse dua te jem une e para qe ju uron ma te mirën e botes o nanushat e mi ❤️ i love ya .. GEZUAR 2022 🥳,- ka shkruar Fifi.

Një koment në urimin e Fifit ka ardhur dhe nga Sabiani, i cili i ka qëndruar shumë pranë asaj brenda shtëpisë.

E gezuar qofsh gjith jeten princesha e bushit ❤️,- i ka komentuar ai.