MENU
klinika

Fieri në “shtetrrethim”

FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja

26.01.2022 - 10:24

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt kanë qenë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, në një aksion “blic” për kontrollin e makinave luksoze dhe atyre me targa të huaja. Pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit shpesh njohin prani të shtuar të uniformave blu, por këtë herë kanë qenë prezent edhe në akse të tjerë e në numër më të madh.

Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, Struktura e Hetimit në Drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren, duke ngritur disa postblloqe.


Automjetet luksoze dhe ato me targa të huaja kanë qenë në “sitën” e efektivëve. Burime pranë Policisë së Fierit kanë bërë me dije se fokusi ka qenë kapja e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo atyre që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Ky kontroll vjen vetëm një ditë pasi në Fier ishte i pranishëm në analizën e punës së Drejtorisë së Policisë Fier edhe kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier