MENU
klinika

Tensione te “5 Maji”

Forca të shumta policie kapin të riun mbi çatinë e shtëpisë

19.01.2022 - 14:00

Efektivë të shumtë të policisë kanë prangosur një djalë të ri që bënte rezistencë në tarracën e banesës së tij mëngjesin e të mërkurës në lagjen “5 Maji”.

Djali kishte hipur në çatinë e ndërtesës dhe u vetëprangos, në shenjë rezistence për shembjen e godinës.

Në këtë kohë, kur fadromat e IMT-së kishin nisur shembjen e disa pjesëve të kësaj godine, forca të shumta policie janë ngjitur në çati dhe e kanë marrë djalin duke e shoqëruar në Komisariat.