Policia e Shkodrës ka gjetur sot të djegur një makinë tip BMW X5, e cila dyshohet se është përdorur në atentatin kundër Vinçens Pirolit.
Mjeti i djegur është dërguar në Policinë e Shkodrës dhe po bëhet këqyrja e saj për të gjetur prova që mund të çojnë në gjetjen e autorit.
Gjetja e makinës është bërë pas marrjes në pyetje të Pirolit, i cili ka dhënë detaje. Atentatin ndaj Pirolit ndodhi mbrëmjen e 3 Janarit 2022.
Marjan Marku ka qenë personi i cili dërgoi nga lagjia Bahçallëk e Shkodrës drejt Spitalit të Lezhës 34-vjeçarin Piroli, dhe më pas e la aty dhe u largua pa njoftuar policisë.
Policia tashmë ka vënë në pranga të plagosurin Vinçesn Pirolin dhe kushëririn e tij Marjan Marku, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Vinçesk Piroli ka qenë person në kërkim ndërkombëtar i shpallur nga autoritetet malazeze pasi akuzohet si i dyshuar për një vrasje në Ulqin në muajin Korrik 2021.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje dhe zbardhjen e rrethanave të saj.