MENU
klinika

Çfarë ndodh me Shqipërinë??

Greqia gati të aprovojë dozën e katërt të vaksinës anti-covid

11.01.2022 - 14:27

Greqia mund të aprovojë ditën e sotme dozën e katërt të vaksinës anti-covid. Mediat në vend raportojnë se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Vaksinimit ndërsa pritet që doza e katërt të jetë e disponueshme për përsonat me imunitet të kompromentuar.

Sekretari i Kujdesit Parësor, Mario Themistokleous u shpreh për mediat se vendimi mund të njoftohet që sot, në të kundërt do të vendoset në mbledhje e radhës për të cilën nuk u dha një datë specifike.

Greqi po shënon shifra rekord të infektuarish pasi varianti Omicron është tashmë dominues në vend. Në vendin tonë, edhe pse shifrat janë në rritje dhe është konfirmuar prezenca e variantit të ri, ende nuk është diskutuar si mundësi aplikimi i një dozë të katërt tek personat me imunitet të kompromentuar apo kategori të tjera.

Aktualisht, dozën e tretë në vendin tonë mund ta marrë çdo qytetar mbi 18-vjeç, jo më pak se gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.