MENU
klinika

"Shkatërruan selinë e PD nga brenda dhe na dhunuan"

Grupi i Berishës, kallëzim penal Bashës dhe Bardhit

19.01.2022 - 14:59

Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një kallëzim penal kundër kreut të PD-së Lulzim Basha dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi në lidhje me protestën e 8 janarit.

Basha dhe Bardhi akuzohen nga Komisioni i Rithemelimit për përdorim të lëndëve kimike në mënyrë të pautorizuar, shkatërrim prone dhe ushtrim dhune.

Kujtojmë se në protestën e 8 janarit u arrestuan 35 persona, të cilët më pas u liruan.