MENU
klinika

Disa muaj pas konfliktit

Habit Noizy! Bën deklaratën e papritur për Don Xhonin

18.01.2022 - 13:45

“Diss”-et dhe konfliktet midis reperëve padyshim që janë pjesë e rrymës dhe kanë qenë të pranishme në shoëbiz për një kohë shumë të gjatë.

Reperi i mirënjohur Noizy dhe Don Xhoni janë komentuar gjatë për përplasjen e tyre në rrjetin social “Instagram”, ku kanë thumbuar njeri-tjetrin në ‘story’-t e tyre.

Megjithatë, deklarata e fundit e Noizy-t për reperin i ka habitur të gjithëve dhe është një tregues që marrëdhëniet e tyre janë të qëndrueshme.

I ftuar në një intervistë në “Why Not” nga Roza Lati, reperi u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte në të njejtën shtëpi me Don Xhonin.

“Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re, do i kisha bërë pyetje sa vjeç ke qenë? Ke rastisur ndonjëherë në një koncert timin? E kisha përgëzuar për suksesin që po korr, bravo i qoftë”, është përgjigjur Noizy.

Duket se relatat e tyre janë të mira dhe nuk kanë më një konflikt, disa muaj pasi ata kanë ofenduar njeri-tjetrin nëpërmjet fotove dhe dedikimeve në rrjete sociale.

Rikujtojmë se ishte Don Xhoni ai që përmendi faktin që njëri nga anëtarët e grupit “OTR”, që ka në krye Noizyn, kishte pëlqyer një video të tij teksa ishte i ftuar në një emision.

“Ju dua të gjithëve që më suportoni pa pushim”, shkroi ai, gjë që bëri Noizy-n të mos nguronte të reagonte.