MENU
klinika

Përkeqësohet moti!

Harta-Live/ Fillojnë shtrëngata dhe dëbora në Shqipëri

20.01.2022 - 14:38

Moti me diell, por temperatura të ulëta prej pasdites së sotme do ia lërë vendin shiut dhe dëborës në thuajse të gjithë vendin. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin reshje të lehta, ndërsa gjatë natës vranësirat do të përfshijnë gjithë vendin.

Stuhia e shiut po vjen nga deti dhe reshjet e dëborës nga veriu. Instituti i Gjeoshkencave nuk paralajmëron përmbytje të mundshme, por kërkohet kujdes.

“Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) priten reshje lokalisht intensive në qarqet Dibër dhe Tiranë, mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Elbasan, lokalisht mesatare në Qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjerë.

Në verilindje të vendit, reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës në lartësinë 500m mbi nivelin e detit. Nesër (e premte dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 10 °C

në vendet e ulëta: 5 / 8 °C

në vendet malore: 0 / 4 °C

Sot pasdite (e enjte dt.20) dhe nesër (e premte dt.21) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare dhe në zonat malore e fortë” thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeoshkencave.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”