MENU
klinika

Scriptorium

“Homo sapiens obliviosus”

26.01.2022 - 21:59


Chantal Maillard/

¨Jemi njerëz, nuk jemi kafshë!¨, ia pret njëra nga protestueset. Bërtet pa e kuptuar se me këtë fjali po justifikon sjelljen e qenieve të paafta për të respektuar llojin e tyre.

Emërojmë ¨johumane¨çdo sjellje që na acaron ndërsa emërojmë ¨humane¨: bujarinë, empatinë; megjithëse jemi të vetëdijshëm se na karakterizojnë krejt të tjera cilësi.

Homo sapiens obliviosus. Shumë mençuri e pak kujtesë. Kemi harruar origjinën e gjuhës dhe nuk na kujtohet që fjala ¨humano¨vjen nga latinishtja ¨humus¨që do të thotë ¨tokë¨.

Humusi, toka, nuk na përket ne por ne i përkasim asaj e është për të ardhur keq që pikërisht tek fjala ¨humanizëm¨e humbasim sensin e tokës.

Fjalët nuk janë të pafajshme, ato kanë çakëllin e tyre. Kur mendojmë, mendojmë me fjalë që e bartin mendimin. Ashtu siç flasim, mendojmë, siç mendojmë, veprojmë.

Pra fjalët që ne përdorim do të përcaktojnë botën tonë. Kur flasim për humanizëm, e ndajmë atë nga pjesa tjetër e universit, e vendosim qenien tonë në kulmin e shtigjeve tona sikur kjo do të na ndihmonte për të themeluar një botë të re.

A është e nevojshme të mësojmë të mendojmë ndryshe? Në fakt disa sektorë shkencorë këmbëngulin vazhdimisht që ta bëjmë. Të përpunojmë kuadratë ndërveprimesh në vend të klasifikimeve hierarkike, harta përfitimesh të përbashkëta në vend të kodeve filogjenetike apo të hibridizimeve të thjeshta.

Të përshtasim perspektiva tentakulare, le të marrim si shembull oktapodin: ai ka sistema nervor shumë kompleks dhe me kapacitet të mrekullueshëm të nxëni.

Ne njerëzit që e kemi aq të vështirë për të rënë dakord e për të koordinuar gjërat më të thjeshta, a nuk duhet ta pyesim veten si ia bën oktapodi për të koordinuar tetë tentakulat e tij, të realizojë sintezën dhe të procesojë gjithë këtë informacion?

¨Të mendojmë si oktapodi¨, kështu sugjeronte filozofja Vniciane Despret, do luanim ndryshe po ta bënim. Na është tiposur në kokë të mendojmë në terma individualizmi por në fakt, individi nuk ekziston. I gjithë organizmi është në vetvete një galaksi, një simbiozë tejet e komplikuar. Çdo trup është një ekosistem në vete ose një ¨holobionte¨siç e quante biolologia Lynn Margulis: gjithçka (holos) e gjallë (bios)- e integruar në ekosisteme të tjera.

Të mendosh duke mos marrë parasysh informacionet bazë, të ngresh pyetje që nuk përputhen, veçanërisht në mjekësi sepse nëse do të vazhdojmë t´i referohemi ¨mesatares¨jemi duke shtuar parregullsi dhe jemi duke krijuar çekuilibra që mund të ishin shmangur.

Këmbëngul në domosdoshmërinë e të ngriturit të pyetjeve ndryshe, të mendojmë mbi atë çka na dallon jo vetëm mbi ato që na bëjnë të ngjashëm: prirja e përjetshme e trupave për t´u ç´organizuar në vend që të riorganizohen e të riorganizojnë gjithçkasë që i përkasin.

Chantal Maillard, shkrimtare dhe filozofe spanjolle.

Artikulli u përkthye në shqip nga Albana Murra