MENU
klinika

Rrëfehet i prekur

I lidhur me Beatrix por Donaldi ndjen akoma për Borën?

10.01.2022 - 08:25

Një gjë që Donaldi nuk e priste aspak ishte ardhja e dronit brenda në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ në të cilin ishte shkruajtur data e ditëlindjes së Borës ish-partneres së tij.
Pas kësaj ngjarjeje ai ka biseduar me Beatrix e cila e ka kuptuar situatën, duke e cilësuar si një pjesë të jetës së Donaldit. Por mesa duket ai nuk e ka lënë me aq bisedën për Borën.
Duke biseduar me moderatoren nga Kosova Egzona në dhomë e gjumit ai është shprehur:

“Kur e ke në krah duhet ta kuptosh çfarë njeriu ke, jo kur largohet e se ke më. Duhet ta besosh kur e ke afër e t’i japësh të gjithë rëndësinë e duhur. Ta vlerësosh, ta bësh të ndjehet mirë.
E ndërkohë Egzona e ka pyetur: “A nuk je ndjerë i vlerësuar?”
Donaldi nuk i është përgjigjur për pak sekonda e më pas i ka thënë vetëm: “Cuq”.
Ai ka vazhduar më tej duke thënë:” Sido që të jetë për mua është e vështirë, pasi unë atë njeriun jashtë e respektoj. Mund të dal komplet njeri i shpifur ose kot, por e respektoj vërtet, thjesht gjërat që kam unë i dinë shumë pak veta.
Nuk ka pse dikush jashtë të ndjehet keq për këtë situatën. Unë jashtë isha.
Mua smë bëri Big Brother-i ky njeri që jam. Nuk dua të më vlerësojë njeri sa jam këtu brenda, unë jashtë isha. Vjen një moment që lodhesh”.
“E kisha lënë shumë veten pas dore, sepse sido që të jetë ti e ke dashur shumë edhe nuk e harron kupton?”, është shprehur Donaldi mjaft i prekur.