Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu u shpreh se Lulzim Basha është me Ramën, ndërsa demokratët janë kundër regjimit të tij.
“Luli është me Ramën, ndërsa ne jemi kundër Ramës. Janë demokratët kundër regjimit Rama-Brava. Koha kur kryetari emëronte kandidatët mbaroi, tashmë janë vetë demokratët që do t’i caktojnë kandidatët e tyre, premtim që e kemi dhënë në 11 dhjetor.
Ne kemi prodhuar primaret që janë mënyra më demokratike për të përzgjedhur kandidatët më të fortë. Kandidati që merr më shumë vota do të jetë kandidati i demokratëve dhe i PD-së.
Atë do të mbështesim ne. Nëse unë do të prisja që Edi Rama të na njihte ne për PD, atëherë unë do të isha duke iu mashtruar dhe nuk duhen besuar akuzat ndaj Lulzim Bashës.
Nuk e bën Rama këtë gjë sepse ai është investuar këto 8 vite për ta mbajtur Lul Bravën atje ku duhet duke i bërë oferta dhe duke e përfshirë në afera korruptive, sikurse është Porti i Durrësit apo ndërtimet te “5 maji”, apo në Vlorë.
Aseti më i madh i Ramës është Lulzim Brava. U pa se si i mbrojti me polici dhe me banditë, duke goditur demokratët”, tha Balliu për Ora News.