MENU
klinika

Nëse hiqni dorë nga palestra në dimër

Ja ca mënyra të tjera për t’u dobësuar

06.01.2022 - 22:47

Dridhuni

E dimë sesa e keqe është ndjesia e madhe e të ftohtit, por të paktën ka një efekt pozitiv. Dridhjet 10-15 minuta djegin po aq kalori sa një orë me ushtrime fizike të moderuara.

Duajeni të ftohtin

Trupi juaj ka tendencën të humbë më shumë kalori ku është shumë ftohtë, ndaj edhe aktivitete të thjeshta, si: shëtitja e qenit, apo vajtja në punë në këmbë, do t’ju ndihmojnë goxha.

Dashurohuni

Studimet kanë treguar se seretonina, hormoni i lumturisë, ndihmon trupin tuaj të djegë më shumë kalori.

Pini ujë të ftohtë
Konsumimi i lëngjeve që kanë temperaturë më të ulët se ajo e trupit tuaj, e detyron organizmin që të punojë për t’u ngrohur dhe në këtë proces, djeg më shumë kalori.

Ecni në borë (nëse keni shanse ta shihni)
Gjatë së ecurës në borë, ju nuk keni të njëjtën zhdërvjelltësinë që keni gjatë asaj në një sipërfaqe normale. Kjo do të thotë se këmbët tuaja duhet të punojnë më shumë për të ecur, kështu që do të djegin më shumë kalori.

Vishuni trashë
Shtresat e shumta të veshjeve e bëjnë të vështirë lëvizjen dhe ju detyrojnë të digjni kalori.

Burimi: Cosmopolitan