MENU
klinika

NBA

Jazz 6 fitore radhazi, James realizon 43 pikë, rikthehen Lakers

01.01.2022 - 15:56

Janë luajtur 8 ndeshje në NBA ditën e sotme. Jutah Jazz mori fitoren e gjashtë radhazi në Konferencën e Perëndimit, duke mposhtur 120-108 Minnesota Timberëolves.

Mitchell bëri diferencën për vendasit e Jazz, duke shënuar 39 pikë. Jazz mbeten të tretët, por tani janë vetëm një hap larg kreut që mbahet nga Golden State.

Po në Perëndim, rikthehet te fitorja Los Angeles Lakers. Kalifornianët dominuan në shtëpi ndaj Portland Trail Blazers, duke triumfuar thellë 139-106. Sfidë ku LeBron James ishte një përbindësh, duke realizuar 43 pikë, 14 rebound dhe 4 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN