MENU
klinika

“Për’puthen”

“Jeni bërë bajat”, Olsa Muhameti e ka një përgjigje për ndjekësin

08.01.2022 - 10:25

Olsa Muhameti është autorja e një prej programeve më të ndjekura të Shqipërisë, fenomenit “Për’puthen” i huazuar nga formati italian “Uomini e Donne”.
Nga fama që mori ky emision, bashkë me të mori edhe Olsa, pavarësisht se rri pas kamerave.

Ajo është përmendur nga shumë konkurrentë dhe ish-konkurrentë, e për këtë arsye tashmë u bë një figurë publike.
Nga një pyetësor të zhvilluar me ndjekësit dikush e pyeste: Si ndihesh që Për’puthen nuk shikohet dot më me sy sepse jeni bajat?

Olsa iu përgjigj: Zakonisht reflektoj tek kritikat, kjo e jotja s’është e tillë kështu që ndjehem top.
No description available.
Olsa gjithashtu tregoi se “Për’puthen” nuk do të mbyllet me këtë sezon dhe i dha fund aludimeve, të cilat pretendojnë se ky do të jetë sezoni i fundit.
Dikush e pyeti: A është ky sezoni i fundit i “Për’puthen” dhe Olsa u përgjigj: Më fal si mundet një program kaq i suksesshëm të mbyllet? Sigurisht që do të ketë.
No description available.
Gjithë këto aludime vijnë, sepse në krahasim me vjet, ku “Për’puthen” theu çdo rekord të mundshëm shikueshmërie, këtë vit ka një zbehje, por gjithsesi mbetet ende një program i ndjekur, pavarësisht se vjet i kaloi të gjitha pritshmëritë.