MENU
klinika

Afatet dhe kushti për marrjen e lejes

“Jo më beach bar-e ilegale…”- Ministrja Kumbaro paralajmëron bizneset

31.01.2022 - 13:40

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro theksoi sot nga Durrësi nevojën për formalizimin e strukturave në plazhe, u shprehur se nuk do të lejohen më beach bar-e pa leje në rërë.

Kumbaro tregoi afatet e aplikimeve për bizneset, ndërsa bëri me dije se kusht për marrjen e lejes nga bizneset në KPT do të jetë vrojtuesi i plazhit.

“Ky vit duket shumë premtues për turizmin edhe pse ia kemi dalë të mbajmë në një kontroll të arsyeshëm shifrat e pandemisë edhe pse puna për sezonin e ri ka nisur shumë herët. Turizmi është një sektor i ekonomisë, na rezulton më i rëndësishme, jo vetëm për vitet e fundit, por edhe për vizionin e qeverisë për ta kthyer Shqipërinë deri në 2030 në kampion në Ballkan. Do doja ta rimerrim edhe një herë për ju, për kolegët tuaj dhe publikun se si e kemi organizuar punën me gjithë bashkitë e bregdetit për 400 km vijë bregdetare që ne kemi. Bashkitë kanë depozituar hartat e ndarjes së parcelave, plazhe publike 30 për qind, ku nuk lejohet plazhi dhe nuk ofrohen shërbimi, dhe në parcela që mund të jepet shërbim nga subjektet private.

30 ditë është afati i aplikimit deri në 27 shkurt. 10 ditë është afati i shqyrtimit të aplikimeve nga grupi teknik. Ka një risi këtë vit, bashkë me aplikimin duhet të paraqesë vërtetimin që s’ka detyrim në sistemin e Tatimeve. Edhe një moment i rëndësishëm, jemi mësuar të shohim beach bar-e në rërë. E dimë që jo të gjitha janë me leje me gjithë punën e bërë në territor. Do duhet të formalizojmë të gjitha strukturat që ndodhen në plazhe, të gjitha bar-et, të vogla dhe të mëdha. Do duhet t’i japim fund ndërtimeve pa leje në plazhe që nisin si tenda në ajër dhe përfundojnë në betone në rërë. Afati i fundit i aplikimit për e-leje në KPT do jetë në 25 mars. Nuk do lejojmë që në vitin 2022 ilegaliteti të bëj ligjin në plazhe. Meraku i fundit që është detyrim ligjor dhe moral, çdo subjekt që merr në menaxhim një parcelë të tillë duhet të plotësoj kushtin e vrojtuesit të plazhit”, tha Kumbaro.