MENU
klinika

Burg 10 të arrestuarve, 3 lihen në ‘arrest shtëpie’

“Kepi i Vozajve”/ Megaoperacioni i antidrogës në Mat

30.01.2022 - 14:34

Gjykata e Matit ka lënë në burg 10 të arrestuar që u kapën në kuadër të operacionit të anti-drogës “Kepi i Vozajve”, ndërkohë 3 prej tyre iu caktua masa ‘arrest shtëpie. Togat e zeza caktuan masën e ‘arrestit me burg’ për shtetasit;

Gëzim dhe Vilson Kolecin
Idajet dhe Lezan Kolecit
Mehmet Kolecit dhe Fatjon Dodës

Rasim Gjeçukës dhe Albert Kolecit
Gestian Kolecit dhe Agim Kolecit

Arrest shtepie
Gazmir Gjeçukës
Esat Kolecit
Asim Hespapas

Sipas policisë, organizator i kësaj veprimtarie kriminale është Gëzim Koleci, me detyrë kryetar i fshatit Lam i Madh, i cili organizonte punën për kultivimin e bimëve, dhe më pas gjetje e tregut që e siguronte nëpërmjet djemve të tij. Të gjithë pjesëtarët e arrestuar kanë lidhje fisnore me njëri-tjetrin.