MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kistet në vezore, nga se shkaktohen?

30.01.2022 - 11:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kistet në vezore, nga se shkaktohen?

Mjeku: Së pari do të sqaroja se kisti i vezores është një qese e mbushur me lëng ose material gjysmë të lëngshëm, që e merr origjinën nga vezorja. Çdo muaj ,vezorja që funksionon normalisht zhvillon kiste të vegjël të quajtur folikuj Grafian. Në mes të cilkit,një folikul i vetëm dominant me diametër mbi 2.8 cm çahet dhe çliron një vezëz të pjekur. Folikuli i çarë formon trupin e verdhë. Në mungesë te fertilizimit vezëza shkatërohet. Kistet e vezores që formohen gjatë një procesi normal ovulacioni (pjekje të vezëzës) quhen kiste funksional dhe janë gjithmonë beninj. Kistet funksional të shumëfishtë mund të ndodhin si rezultat i një nxitjeje të tepruar nga hormone FSH ose nga një mbindjeshmëri ndaj një sasie normale të këtij hormoni. Por mund të ndodhë që në rastet të tumorit të shtatzënisë dhe më rrallë në raste të shtatzanisë binjake dhe diabetike, prodhimi në sasi të madhe i hormonit të barrës hCG të shkaktojë kiste të shumëfishtë.
Për sa i përket trajtimit, në fazat e tij fillestare, kisti trajtohet duke marrë pilula kontraceptive, që realizojnë tharjen e tij.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.