MENU
klinika

Nis procesi në 9 qendra

Komisioni i Rithemelimit voton sot primaret për kandidatët

30.01.2022 - 10:57

Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot primaret në 6 bashki, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë ku do të perzgjidhen kandidatët që do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në Shkodër mungon Voltana Ademi, kryebashkiakia aktuale që ditën e shtunë hoqi dorë nga procesi.

Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Rithemelimit bën me dije se procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme dhe i bën thirrje anëtarëve të PD të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në vendoret e 6 Marsit.

NJOFTIMI

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (PD) informon:

Të 9 Qendrat e Votimit (3 QV në Shkodër, 2 QV në Durrës, 1 QV në Dibër, 1 QV në Lushnjë, 1 QV në Rrogozhinë dhe 1 QV në Vorë) janë hapur në orën 8.

Procesi i votimit ka nisur i qetë e pa probleme.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton cdo anëtar të PD në 6 degët e PD ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie. Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë tashmë e kalojne vendimmarrjen te anëtarësia.

Komisioni do të informojë në mënyrë periodike publikun në lidhje me ecurinë e procesit të votimit për Primare.

DIBËR:

1. Behar Baudin Dema, ekonomist

2. Dafina Bajram Muda, psikologe

3. Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar

DURRËS:

1. Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist

2. Silvja Xhemal Gjepali, IT

LUSHNJË:

1. Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat

2. Elton Ilir Bano, jurist – avokat

3. Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik

4. Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik

RROGOZHINË:

1. Eqerem Ymer Deliu, ekonomist

2. Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar

3. Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner

4. Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi

5. Vladimir Selman Manushi, mjek dentist

SHKODËR:

1. Alfred Ernest Kocobashi, jurist

2. Arben Xhavid Maliqi, jurist

3. Astrit Myfid Bushati, Jurist

4. Bardh Ali Spahia, Mjek

5. Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke

6. Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike

VORË:

1. Luan Gani Beta, Inxhinier

2. Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist