Grupet e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Vlorë prej orëve të para të mëngjesit kanë nisur inspektimet në 24 institucionet shtetërore të qarkut Vlorë për të kontrolluar pajisjen e punonjësve me certifikatën e vaksinimit.
Kreu i ISHSH Vlorë Lorenc Rexho deklaroi se urdhri i është nisur drejtuesve me anë të një e-maili. Ai tha se në rast se ky urdhër nuk zbatohet është detyra e drejtuesve të institucioneve të marrin masat ndaj punonjësve.
“Nëse nuk kryhet është detyrë e drejtuesit të institucionit të marrë masa ndaj punonjësit. Ne nuk do të tolerojmë në këtë pjesë do të jemi çdo ditë në terren. Deri më tani nuk ka punonjës të pavaksinuar dhe bëjmë verifikimin e certifikatës në E-Albania për çdo punonjës”, tha ai.