MENU
klinika

David Sassoli u nda nga jeta

Kush është gruaja që pritet të vijë në krye të PE?

11.01.2022 - 15:34

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ndërroi jetë papritur në moshën 65-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdekja e tij ka tronditur “familjen evropiane”, ndërsa kanë nisur të qarkullojnë edhe raportet për presidentin e ri të PE-së.

Favorite për këtë post është një grua. Bëhet fjalë për maltezen, Roberta Metzola. 42-vjeçarja pritet që të marrë frenat e PE.  Konsrevatorja 42-vjeçare është zëvendës-presidente e Parlamentit Evropian, dhe po kandidon me Partinë Popullore Evropiane për të kërkuar presidencën si pasardhëse e të ndjerit David Sassoli.

“Evropa ka humbur një lider, unë kam humbur një mik, demokracia ka humbur një kampion”, ka shkruar Roberta Metzola sot në rrjetet sociale për Sassolin.

Më 24 nëntor 2021, Roberta Metzola u zgjodh kandidate e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe do të kandidojë për presidencën e Parlamentit Evropian për gjysmën e ardhshme të mandatit të tij. Nëse ajo merr presidencën e Parlamentit Evropian, do të përpiqet të punojë për të kapërcyer hendekun midis Parlamentit, Këshillit dhe Komisionit