07.01.2022 - 10:25
Mikel Harizaj, 42-vjeçari që ka qenë objektiv i një atentati me eksploziv në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Selitës në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Në vitin 2009 ai është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak të një konflikti me disa persona në një lokal.
Pas konfliktit me ta, Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij të cilën e kishte të parkuar aty pranë nga ku ka marrë një granatë dore, dhe i ka sulmuar ata.