MENU
klinika

Ja cili

Ky shtet regjistron vdekjen e parë nga varianti “Omicron”

05.01.2022 - 19:31

India raportoi vdekjen e saj të parë të konfirmuar nga varianti i ri Omicron. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftim thuhet se ka humbur jetën, pasi është infektuar nga Covid një 73-vjeçare. Personi kishte sëmundje shoqëruese, si diabeti, hipertensioni, ndër të tjera.

Më herët vdekje nga Omicron janë shënuar në Gjermani, Britani dhe Australi. Omicron, për të cilin ekspertët shëndetësorë thonë se duket më ngjitës, por më pak agresiv, filloi të përhapet në vend pas heqjes së kufizimeve, të cilat lejuan australianët të ktheheshin nga jashtë pa karantinë, duke i çuar numrat e rasteve në nivelin më të lartë të pandemisë.