MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Llojet kryesore të dhimbjeve të kokës/ Çfarë duhet të dimë?

06.01.2022 - 11:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë duhet të dimë për dhimbjet e kokës?

Mjeku: Jo të gjitha dhimbjet e kokës janë të njëjta, disa janë më të rrezikshme dhe kërkojnë ekzaminimin dhe terapinë e duhur.

Llojet kryesore të dhimbjeve

Migrena: Migrena karakterizohet nga një dhimbje e fortë koke,e cila mund të jetë pulsuese. Zakonisht fillon rreth syrit e më pas përhapet në të gjithë kokën. Ajo mund të shkaktohet nga:
stresi;
ushqime të caktuara;
duke fjetur shumë ose shumë pak;
drita të forta ose pulsuese;
zhurmë e fortë,e vazhdueshme;
zhurmat e forta.

Migrena shoqërohet me këto simptoma:
ndryshime në shikim
të përzier dhe të vjella
marrje mendsh
ndjeshmëri e lartë ndaj zërit, dritës, prekjes ose aromës
mpirje në fytyrë

Tensioni muskulor
Dhimbjet e kokës nga tensionimi i muskujve,janë zakonisht më pak të forta se migrena, por përsëri mund të shkaktojnë shumë dhimbje. Tensioni muskulor mund të nxitet nga:
stresi;
tensioni muskulor në qafë ose shpatulla;
qëndrim i keq i trupit;
dëmtim i mëparshëm i qafës.

Simptomat përfshijnë:
dhimbje që mund të fillojë pas syve dhe të përhapet në ballë ose në pjesën e pasme të kokës.
muskuj të kontraktuar të qafës dhe shpatullave.
dhimbja shpesh përkeqësohet në fund të ditës.

Dhimbja e kokës “Cluster”
Është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dhimbje koke të përsëritura në periudha të gjata kohore dhe shumë të forta, kryesisht në njërën anë të kokës. Ato shpesh ndodhin në pranverë ose në vjeshtë, prandaj disa njerëz i ngatërrojnë me dhimbjet e kokës nga alergjitë. Simptomat përfshijnë:
dhimbje rreth njërit sy ose njërës anë të ballit.
dhimbja e cila bëhet më e fortë pas 5-10 minutash dhe mund të zgjasë 30-60 minuta.
dhimbjet më të forta mund të zgjasin deri në 3 orë.

Shkaktarë mund të jenë:
Hundët e bllokuara ose me sekrecione të rrjedhëshme.
Ënjtje e njërës prej qepallave të syrit ose të të dyjave.
Acarim në njërin sy.
Fytyrë e acaruar (e skuqur ose e djersitur)

Shkaktarët të tjerë mund të jenë faktorët e fshehur si:
lëndimet;
sëmundjet inflamatore;
problemet me enët e gjakut;
përdorimi i tepërt i ilaçeve;
sinoziti.

Kini parasysh se këto faktorë mund të jenë më të rrezikshëm se llojet kryesore të dhimbjeve të kokës. Kur duhet të kryeni një vizitë mjekësore?

Kur dhimbjet e kokës zhvillohen pas moshës 50 vjeç dhe vijnë duke u përkeqësuar ose duke ndryshuar natyrë.
Kur një person përjeton ndonjë simptomë që lidhet me faktorët e fshehur.
Kur këto simptoma përfshijnë paqartësi në shikim,ethe dhe djersitje.
Kur vërehen ndryshime në funksionin mendor ose personalitetin e një personi.
Kur dhimbjet e kokës ndodhin pas një goditje në kokë.
Kur ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.