MENU
klinika

Ndryshe nga ç’e prisnim!

Lori Hoxha na tregon se si e nisi vitin 2022

02.01.2022 - 13:33

Gjatë një “mini-interviste” me pyetje dhe përgjigje në llogarinë e saj të “Instagram”, Lori Hoxha, producentja e emisionit më të përfolur të momentit “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë me të gjithë disa sekrete të vogla.

Fillimisht ajo është pyetur nga ndjekësit se si ajo e ka nisur vitin e ri 2022 dhe se si dita e parë e këtij vito për të ka qenë.

Ajo është përgjigjur duke thënë se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Megjithatë, ndjesia që ajo ka, është mirënjohja.

“Sick but grateful”,- shkruan ajo, teksa ka postuar një fragment nga dita e saj, duke parë emisionin e vitit të ri të “Big Brother VIP”. Në emisionin e mbrëmshëm u theksua nëpërmjet një klipi të dedikuat, se si ky show është kthyer në fenomenin e këtij viti, duke thyer rekorde klikimesh e duke u bërë kryefjala e bisedave të të gjithë shqiptarëve.

Ndërkohë, biseda e Lori Hoxhës me ndjekësit e saj në “Instagram” ka vijuar, ku këta të fundit e pyesin ndër të tjera dhe për qëllimet e saj për këtë vit që sapo ka nisur.

Ajo ka habitur me përgjigjen e saj lidhur me objektivat që ajo ka, duke na numëruar tre prej tyre:

“Të kem prioritet shëndetin

Të qëndroj më pak në telefon

Të ndërtoj shtëpinë time në fshat”