MENU
klinika

“Dikur kishim tre banda, tani mbijetesa varet nga...”

Lubonja komenton situatën me opozitën dhe shanset për forca të reja

13.01.2022 - 18:38

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se në Shqipëri ka një tendencë për t’u kontrolluar nga një parti-shtet. Duke folur në “News 24” Lubonja tha se nëse dikur kishim tre banda, tashmë gjithnjë e më shumë mbijetesa e njeriut varet nga partia-shtet.

“Tendenca që shikojmë që nga ardhja në pushtet e Ramës është një tendencë për të eliminuar kundërshtarët. Ai ka prirjen për të personalizuar institucionin, atë ka bërë në bashki atë ka bërë në ministrinë e Kulturës. Politikan i zoti është ai që lë një institucion. Shpesa që mund të lindin forca të reja më duket e zbehtë, por vakumi ka të bërë më atë se çfarë lë mbrapa”, shprehet ai.

Duke u ndalur te opozita, Lubonja thekson se ajo është sot e përçarë, duke shtuar se Rama ka ndikuar në këtë drejtim.

“Ka pasur sugjerime ndaj Bashës që të mos jetë ai kryeministër, por të krijohet një bashkësi opozitare më e gjerë, duke future shoqërinë civile. Ai këtë dimension ka treguar se nuk e ka, sepse thotë që përtej vetvetes le të bëhet qameti nëse iki. Edhe të tjerët. Këtë dimension kanë, kjo është kulturë shqiptarë. Kur ka ardhur momenti që interesi personal të jetë në kundërshtim me interesin publik, e kanë sakrifikuar interesin publik për interesin personal. Kanë shitur edhe vendin për interesa personale. Elementi tjetër është edhe strategjia e Edi Ramës, që ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për ta përçarë. Edhe kur kundërshtari vepron ndikon, që jemi në këtë gjendje që kemi një thërrmim të opozitës, pa sinergji, me grupe kundërshtare, Basha kundër LSI, Berisha kundër Bashës, asgjësojnë njëri-tjetrin. Ka edhe grupime që thonë duhet të iki edhe Berisha edhe Basha. Kemi një strategji thërrmimi që po e dobëson Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Lubonjës është e zbehtë shpresa për lindjen e forcave të reja në Shqipëri.

“Në Shqipëri ka një tendencë për t’u kontrolluar nga një parti-shtet. Nëse dikur kishim tre banda, tani gjithnjë e më shumë mbijetesa e njeriut varet nga një parti-shtet. Tjetra është vetthërrmimi i individit në atë quhet përkatësi klasore. Në Itali ka pasur një identitet klasor. Në Shqipëri dalin disa grupime të majta, por shqiptarët kanë zgjedhur partinë e emigrimit. Kam mbështetur Bojaxhiun, Blushin, kemi edhe Vetëvendosjen. Realiteti tragjik shqiptar ka treguar që një person oligark si Tom Doshi, ndërkohë që këto lëvizje nuk nxorën asnjë deputet. Kemi një agresivitet që vjen nga sistemi që është një faktor kryesor i kësaj situate. Shkatërrimi i opozitës është pjesë e kësaj strategjie. Në vend që tani të themi që iku PD-ja dhe të dalin këta, përkundrazi i shohim më të dobët edhe këta. Kjo mazhorancë po bën gjithçka, po kjo mbijetesën e shqiptarëve e garanton nëpërmjet rishpërndarjes së parave të krimit të organizuar. Mbahet në pushtet në saj të menaxhimit të parave të krimit të organizuar dhe ka marrë përsipër të ndërtojë këtë narko-shtet që në terma afatgjata është dramatik, sepse shqiptarët sundohen nga krimi dhe largohen. Është metaforë ajo që midis një kishe dhe xhamie do ngrihen katër kulla që janë simbolet e vërteta të Shqipërisë”, deklaron ai.