MENU
klinika

Zhvillimet minutë pas minuti

‘Luftë’ në PD, dhunë në protestën e Berishës, ndërhyn policia

08.01.2022 - 14:19

Kaos në Selinë e Partisë Demokratike. Militantë të Sali Berishës nuk kanë pritur protestën e orës 12:00 por kanë ‘pushtuar’ katin e parë të godinës, duke shqyer derën kryesore dhe thyer xhama. Ndërkohë që më parë kanë goditur Sekretarin Për Pushtetin Vendor në PD, Roland Bejko dhe nuk e kanë lejuar të futet në seli.

Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe ka mohuar ta ketë parë dhunën në seli. Ndërkohë që Partia Demokratike e ka konsideruar si një njeri që do gjak dhe vetë rri fshehur.

Policia do të monitorojë të gjithë protestën e ditës së sotme. Ndërhyrja do të bëhet vetëm në raste të nevojshme dhe do të qëndrohet në gatishmëri. Përmes kamerave të sigurisë do të identifikohen element të rrezikshëm që mund të bëjnë trazira.

Kampi i mbështetësve të Berishës kanë thënë se protesta do të jetë paqësore e ndërsa nga ana tjetër PD-ja zyrtare flet për skenare dhune me banditë e kriminelë, e për këtë kanë bërë me dije se kanë marrë edhe masa.

Në media kanë dalë foto të dyerve të blinduara brenda në seli, ndërsa dje, Report Tv me gazetaren Danjela Maloku bënë një inspektim se si paraqitet situata në seli. Çdo derë e selisë është e mbyllur me çelës ndërsa xhamat janë të veshur me adezivë duke mos lejuar të shihet asgjë nga brenda.

Ora 22:21 – Policia vazhdon shoqërimet në komisariatet e drejtoritë, numri i të ndaluarve i kalon 50

Mbi 50 persona janë shoqëruar nga policia e Tiranës deri më tani për protestën e dhunshme të Sali Berishës, mes tyre edhe këngëtari Stresi. Gazetarja Dorjana Bezat ben me dije se jane shoqeruar edhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike. Të ndaluarit janë dërguar në Komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet. Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Policia e Shtetit bëri të ditur se “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në akte dhune, për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”.

Prej orës 13:00 ekspertet ligjore po grumbullojnë provat materiale të lëna pas nga dhuna si edhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë së selisë blu për identifikimin e gjithë atyre që thyen rendin dhe sigurinë publike.

Ora 19:20 – Akuza e Berishës: Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve, u them se kryet krim të shëmtuar

“Basha sot ministër i brendshëm i Ramës”- keshtu u shpreh ish kryeministri Berisha, ne konferencen per mediat, pak ore pas protestes ne seline e PD.

“Ky regjim ka arrit në atë shkallë sa të emërojë edhe opozitën që do. De facto sot, Lulzim Basha zëvendësoi Cucin e familjes, u bë ministri i brendshëm i Edi Ramës në qëndrimin ndaj demokratëve. Ne i qëndrojmë plotësisht e me vendosmëri karakterin paqësor të protestës sonë.

Atyre që sot përdorën hunjtë kundër protestuesve paqësore, narkobanditëve me uniformë që përdorën dhunën u them : Keni kryer një krim të shëmtuar, kjo opozitë nuk mund të mposhtet dhe nuk mposhtet. Është e vendosur pavarësisht nga mjetet që do përdorni, të përdorë gjithë fuqinë e saj për çmontimin e narkoshtetit. Shqipëria e tërë, me një program të caktuar do të jetë në protestë.” u shpreh Berisha.

Ora 19:17 – “I vetmi arkivol qe doli nga selia blu ishte arkivoli politik i Berishës”

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar Sali Berishën si kanceri i Partisë Demokratike. Me protestën e zhvilluar ditën e sotme, Basha deklaroi e nga selia e PD-së ka dalë vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

“Nuk ka asgjë që na bashkon. Shkëputja me të ka qenë një proces i dhimbshëm i PD_së derisa arritëm të kuptojmë kancerin që kishim brenda vetes. Është përfundimtare dhe e patejkalueshme. I ka hesapet me drejtësinë për këtë sulnm dhe dhunë dhe hesapet e pambyllura me demokratët. Ne kemi një objektiv, largimin e vëllait siamez të Berishës. Edi Rama po investon fort tek Berisha, ndërsa Berisha po mbështetet fort tek Edi Rama. Janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin. Janë pjesë e grupit na bashkoi non-grata. Janë pojesë e kastëss 30 vjeçare që e mbajnë peng Shqipërinë. Shqiptarët meritojnë një politikë, normale dhe civile dhe jo një politik kriminale

A ka negociata me ata që mbështesin Berishën.

Nuk ka qenë shqetësim kurrë njerëzit që u janë besuar detyra që nuk i kanë ekzekutuar. Ata do i marrin vlerësimet nga PD. Shqetësimi im ka qenë ata demokratë që kujtuan se me të vërtetë kishte një hall tjetër Sali Berisha dhe jo hallin personal. Për të gjithë ata e kam një mesazh, me një zemër të hapur dhe një mendje të hapur për të kuptuar gjithçka që është investuar me helm për të na përçarë, le të bëhemi bashklë dhe të themi të vërtetat siç janë, edhe kur ka të bëjë me Sali Berishën. Kur erdhi moment që Berisha e bëri të qartë se do shkelte mbi kufoma për të marrë selinë e PD-së, detyra ime si kryetar i zgjedhur, detyrë për të cilën sot jam sprovuar me këto zonja dhe zotërinj që tja hidhnim ;poshtë këtë plan. Bëmë gjithçka që tja hidhnim poshtë këtë plan, dalja nga selia e PD-së me arkivol të mos realizohej. DEhe i vetmi arkivol q ë doli nga PD është arkivoli politik i Sali Berishës.

Ora 19:10 – Berisha: Ja kur do rikthehemi sërish në seli!

Ish-kryeministri Sali Berisha ashtu sic kishte paralajmëruar po mban një konferencë për shtyp me gazetarët pas ndodhive të ditës së sotme në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ditën e sotme është ushtruar terror ndaj demokratëve ndërkohë që pavarësisht dhunës së ushtruar Berisha e konsideroi këtë protestë madhështore dhe paqësore.

“Trafikantë brenda selisë blu ishin pajisur me gaz e helme, mjete primitive thirri sipas skenarit të parapërgatitur narkobanditë me uniformë duke ndërmarrë një reprezalje, një dhunë dhe terror policor të paparë ndonjëherë ndaj demokratëve në protestën e tyre paqësore. Sot u faktua se Lulzim Brava është në një aleancë krimi, dhune ndaj demokratëve dhe PD-së me Edi Ramën. Protesta madhështore ishte tërësisht paqësore. Kjo protestë kishte për detyrë hapjen e dyerve të blinduara. Në fakt protesta dyert i hapi. 12 demostrues janë shoqëruar në spital pasi kanë marrë dëmtime. Demokratët sot kanë vetëm një pyetje se kur do të kthehen përsëri. Komisioni i Rithemelimit do i japë përgjigjen atyre në kohën më të shpejte”- shpreh ai.

Ora 19:09 – Basha: PD-ja, sot e la pas Berishën dhe të gjithë aksionin e tij

Kryetari Basha po u flet gazetareve per protesten e sotme dhe konfimoi ndarjen perfundimtare me Berishen dhe Berishizmin. LIve ai po tregon sesi do te jete tashme PD pa kete trashegimi qe e ka demtuar. Për të kurorëzuar aksionin e tij personal, tha ai e demtoi si pakkush PD. “Sikundër e kemi thënë, ajo që nisi prej kohësh e tregoi sot fare mirë fytyrën e saj. Lajm i mirë është fakti që shumica e demokratëve nuk iu përgjigjën thirrjes së Sali Berishës për tu bërë pjesë e skenarit të dhunës, për të mbuluar një të vërtetë që tashmë e di çdo kush me sy në ballë. Në këtë betejë ai nuk kursen askënd përveç vizitës së tij. Lajm i mirë është braktisja totale. Dëshpërimin nuk kam pse ta them sepse e keni parë nga fytyra e tij. Për fat të mirë asnjë nga objektivat që i kishte vënë vetes nuk u realizua”, u shpreh ai.

“Nuk pranon rregullat demokratikë, kushtetutën e partisë, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër, vetë voton vetë numëron. I vetëdijshëm se një farsë e tillë nuk certifikohej në gjykatë, urdhëroi këtë proteste. Dua të falënderoj të gjithë që bënë të pamundur nënshtrimin e selisë së demokratëve ndaj organizatës kriminale të Sali Berishës. Me mjete terroriste kërkoi që të merrte selinë për t’i shpëtuar non-gratës nga SHBA. Dua tju them të gjithëve se në një ditë si kjo, Sali Berisha i ka bërë kësaj partie, dëmin më të madh, i ka dhënë mundësinë demokratëve që të shkëputen njëherë e mirë nga trashëgimia”, tha Basha.

Basha u shpreh se dita e sotme ishte paralajmeruar si nje dite e pushtimit te selise se demokrateve, por qe Berisha nuk ia arriti dot.

“Dita e sotme ishte paralajmëruar si dita e pushtimit me forcë të selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij dhe hallin e tij personal. Si kundër e kam thënë prej kohësh. Lajm i mirë është fakti që shumica absolute e demokratëve nuk ju përgjigjen thirrjes së Berishës për tu bërë pjesë e skenarëve të dhunës. E braktisën, sic e kanë braktisur.

Beteja e Sali Berishës nuk bëhet për askënd tjetër, përveç vetes së tij.

Lajmi i parë i mirë është braktisja e tij totale. Për fat të mirë asnjë nga dy objektivat që i kishte vënë vetes nuk iu realizua.

Për fat të keq u përballëm me një përpjekje për të nënshtruar PD ndaj interesave personale të Berishës.

Dua të falënderoj edhe ata të cilët për disa javë e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndize diçka për Shqipërinë.

Të gjithë kritiket e mi, dua ti falënderoj për braktisjen që i bënë. Ata e kuptuan sot planin e vërtetë të Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar.

Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë, kur shikon që ata 500 njerëz, protagonistë ishin një grup kriminelesh të përgatiturat për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e demokratëve në një plan të organizuar dhe jetësuar nga Berisha”, tha Basha.

Nderkohe media pas një pritjeje të gjatë për shkak të hetimeve të prokurorisë, eshtë lejuar të hyjë në selinë e PD. Ata jane shoqëruar nga kryedemokrati Basha, i cili tregon pasojat e protestës së dhunshme

Kryedemokrati ka shoqëruar vete përfaqësuesit e medias, operatorë e gazetarë, për të filmuar pasojat e dhunës që la pas sot protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Basha u ka treguar ambientet e shkatërruara të selisë blu me xhama të thyer, dyer e karrige të hedhura në tokë dhe ku çdo pajisje ka dalë jashtë funksionit.

Ora 18:25 – Policia shoqëron 25 protestues dhe 8 persona që ishin brenda selisë së PD

Policia thotë se deri tani janë shoqëruar 25 protestues, të cilët morën pjesë në tubimin para selisë së PD që u organizua nga Sali Berisha.

Sipas njoftimit të policisë, janë shoqëruar edhe 8 persona të cilët ndodheshin brenda selisë së PD.

“Shërbimet e Policisë vijonë veprimet hetimore dhe shoqërimin e personave të përfshirë në veprime të dhunshme dhe shkatërrim të pronës. Deri tani janë shoqëruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë se Partisë Demokratike. Vijojnë veprimet e shoqërimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 18:00 – Basha: Berisha pati sot ditën e tij të fundit si politikan në Shqipëri

Ne konferencen e shtypit qe po mban në këto momente, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se: Berisha pati sot ditën e tij të fundit si politikan në Shqipëri.

Me pas ai ka falenderuar njerezit e strukturave por edhe ka shprehur keqeardhje per ata qe e kane ndjekur Berishen.

Po ashtu ka thene se u ndamë përfundimisht me Berishën dhe berishizmin.

Ora 17:00 – Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor siç ka bërë SHBA?

Rritja e vazhdueshme e numrit të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me krimin nga Ballkani Perëndimor, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, ka bërë që të kërkohet nga Bashkimi Evropian të veprojë njëjtë.
Thirrjet për vendosje të sanksioneve janë përsëritur së fundmi, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, dhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vepra korruptive apo paraqesin rrezik për paqen dhe stabilitetin e vendit si dhe rrezikojnë të arriturat e deritashme të angazhimit ndërkombëtar.

Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, SHBA-ja sanksionoi edhe disa persona në veri të Kosovës, ndërkaq në maj të po atij viti, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, u shpall “non grata” (i padëshirueshëm) nga Uashingtoni zyrtar.

Të gjitha këto sanksione nga SHBA-ja janë mirëpritur në selinë e BE-së në Bruksel. Por, në asnjërën prej këtyre rasteve blloku evropian nuk i është bashkuar Uashingtonit për të vendosur sanksione. Brukseli ka thënë se “BE-ja mbështet secilin hap që ndihmon në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që paraqesin sfidën më serioze për të ardhmen e rajonit”.

Por, në pyetjen se pse BE-ja nuk i sanksionon politikanët përgjegjës në rajon, ashtu siç po bën administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, nga Brukseli nuk janë përgjigjur qartë.

Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian për çështje të zgjerimit, ka rikujtuar se “BE-ja ka një varg instrumentesh, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve, por për përdorimin e tyre duhet të miratohet vendimi në Këshillin e BE-së me konsensusin e të gjitha shteteve anëtare“.

Bashkimi Evropian ka në dispozicion një kornizë që nga viti 2011, sipas së cilës mund të vendosë sanksione ndaj atyre politikanëve, personave privatë apo organizatave në Bosnje e Hercegovinë, për të cilat beson se luajnë rol negativ në zhvillimin e demokracisë, paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial apo shkelin vlerat mbi të cilat është bazuar Marrëveshja e Dejtonit.

Arsyetime të tilla të BE-së për vendosjen eventuale të sanksioneve janë të ngjashme me ato, në të cilat është thirrur administrata amerikane në rastin e sanksionimit të Dodikut.

Por, BE-ja në vend të sanksioneve vazhdon të kërkojë “zgjidhje sa më të shpejtë të krizës politike” dhe “ndalje të menjëhershme të veprimeve që rrezikojnë sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës”.

Në pyetjen se pse BE-ja nuk po vendos sanksione të ngjashme sikurse ka bërë SHBA-ja, e përmes së cilave do të mund të rriste rolin dhe ndikimin në rajon, në Bruksel ka lloj-lloj përgjigjesh.

Përgjigja më e shpeshtë është se “BE-ja i ka mekanizmat e vet dhe do të vendosë vetë kur është koha për t’i përdorur”. Ato qarqe që shprehen në këtë mënyrë mendojnë se ende duhet dhënë mundësi dialogut dhe që kjo krizë të tejkalohet përmes dialogut dhe sanksionimi i personave që kanë rol kyç në këto përpjekje, do të mund t’i rrezikonin vetë ato përpjekje, pasi që, personat e sanksionuar, nuk mund të bëjnë pjesë në bisedimet për reformat në atë vend.

Një arsye tjetër që përmendet është se në rast të sanksioneve ndaj strukturave politike mund të ketë pasoja edhe për qytetarët, pasi këto sanksione mund të ngadalësojnë edhe përdorimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian, e që ka për qëllim para se gjithash të ndihmojë qytetarët.

Por, shumica e diplomatëve në Bruksel e pranojnë se arsyeja kryesore pse BE-ja nuk vendos aq shpejt sanksione aq të qarta si SHBA-ja, është mungesa e unitetit mes shteteve anëtare. E sanksionet e tilla, sipas procedurave në BE, duhet të përgatiten mirë në grupet punuese, të vendosen në takime ministrore në Këshill e BE-së dhe pasi të ketë pajtim të të gjitha shteteve anëtare, sanksionet më pas miratohen.

Përveç që duhet konsensus i të 27 shteteve anëtare, miratimi i sanksioneve nga BE-ja është një proces që merr shumë kohë, prandaj, sanksione të tilla në këtë kohë duken joreale.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një Departament të Shtetit i cili merr vendime, ne kemi 27 shtete anëtare. Prandaj ne nuk i kemi të njëjtat mundësi për të vepruar me të njëjtën shpejtësi”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Para disa javësh, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë edhe publikisht se BE-ja do të duhej të përdorte mundësinë për të sanksionuar liderin e serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik. Por, për një gjë të tillë nuk ka pasur pajtim nga të gjitha shtetet anëtare në Këshill. Hungaria ka qenë shteti i vetëm, zyrtarët e së cilit publikisht kanë folur kundër këtyre sanksioneve.

Por, diplomatët kanë përmendur edhe Slloveninë dhe Kroacinë si shtete të cilat “nuk besojnë se në këtë moment sanksionet janë zgjidhje”. Franca, po ashtu, thuhet se nuk ka qenë në favor të vendosjes së sanksioneve.

Zyrtarët e Kroacisë kanë thënë se “duhet dhënë mundësi dialogut për të gjetur zgjidhje, e cila garanton përfaqësimin e barabartë për tri kombet konstituive

dhe siguron unitetin, integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës”. Por, zyrtarët e këtij shteti nuk kanë treguar nëse mbështesin ose jo sanksionet ndaj Dodikut.

Franca nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së dhe gjatë drejtimit të bllokut nga Parisi, pritet që të bëhen përgatitjet e duhura që sanksionet të vendosen në momentin kur BE-ja të vlerësojë se nuk ka opsion tjetër pos sanksioneve.

Deri atëherë, nuk përjashtohet mundësia që disa shtete anëtare të vendosin edhe sanksione individuale. Një mundësi të tillë e ka paralajmëruar edhe analisti Toby Vogel, ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor.

“Vendet e BE-së mund të vendosin edhe sanksionet e tyre, sanksione individuale. Nuk shoh arsye pse Gjermania dhe Austria të presin të tjetët. Mund të veprojnë vetë dhe besoj se ky do të ishte një hap shumë i rëndësishëm simbolik, në rastin e Gjermanisë, ndërsa në atë të Austrisë edhe praktik për Dodikun dhe disa bashkëpunëtorë të tij”, ka thënë Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, diplomatët në BE nuk besojnë se do të ketë sanksione individuale sepse, sipas tyre, në atë mënyrë do të pranohej më shumë dobësia e BE-së për të pasur një qëndrim unik sesa që do të rritej fuqia e saj për të ndikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ora 17:50 – Ministri i Brendshëm, Çuçi: Policia e Shtetit dëshmoi se është e depolitizuar

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen në selinë blu, që sipas tij ishte profesionale dhe tregoi se “Blutë” janë të depolitizuar.

Bledi Çuçi thekson se aktet e dhunës dhe tentativat për cenim të rendit publik nuk do të tolerohen.

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”, shprehet ministri.

Ora 15:53 – Gazment Bardhi debaton me Policinë: Lejoni hyrjen e gazetarëve në selinë e PD!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka debatuar me efektivët e policisë duke u kërkuar që të lejojnë gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së. Më herët PD-ja njoftoi se kryedemokrati Basha e priste median në zyrën e tij.

Policia është përgjigjur se dicka e tillë nuk lejohet pasi aktualisht selia blu konsiderohet një skenë krimi, për shkak të incidenteve të dhunshme.

“Blutë” kanë kërkuar kohën e nevojshme për kryerjen e procedurave. Efektivët janë shprehur se duhet një konfirmim nga eprorët për të marrë një vendim.

“Ju lutëm të hapni rrugën të futen përfaqësuesit e medias. Nuk marr urdhër nga prokurorja për të futur median në zyrën time. Hapni rrugën për median që të shohin krimin e shëmtuar të kryer nga Sali Berisha, duke rrezikuar jetën e demokratëve”, tha Bardhi.

Ora 15:50 – Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë…

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë mbi protestën para PD-së ku u shënuan incidente të dhunshme.

Duke cituar John Wayne kreu i qeverisë thotë: “Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë”.

Ora 16:40 – Ambasada italiane: Dhuna në protestën politike në Tiranë, e papranueshme

Ambasada italiane në Tiranë reagon për protestën e dhunshme të zhvilluar sot para selisë së PD, e thirrur nga Sali Berisha.

Ambasada italiane dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se “Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar”.

Reagimi i ambasadës italiane:
Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranueshëm dhe në shkelje të Kushtetutës dhe të legjislacionit shqiptar.
U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëveshje. Politika pikërisht për këtë shërben.

Ora 12:59 – Përfundon protesta te selia e PD, Berisha: Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë

Përfundon pas rreth 2 orësh protesta e thirrur nga Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri Berisha është larguar i fundit, pasi forcat speciale të policisë morën nën kontroll situatën. Ndërhyrja e Policisë erdhi pas kërkesës për ndihmë nga Partia Demokratike, pasi në katin e dytë të saj, deputetë dhe zyrtarë mbështetës së Lulzim Bashës janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës.

Berisha tha se protesta e sotme “është vetëm faqja e parë e qëndresës së nisur nga burrat dhe gratë demokratë”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Narkoshtet, për fatin më të zi të këtij vendi. Narkoqeveria dhe narkoopozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju. E cila u paraqit në protestë paqësore dhe u përball me mjetet më të egra të dhunës. Garantoj shqiptarët se jemi dhe mbetemi të pamposhtur në vlerat që përfaqësojmë. Nuk kam asnjë problem me deputetët e PD që ndodhen brenda përveç me pengun e Edi Ramës që duhet Lul Brava. Kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë këtyre dhjetra mijëra qytetarëve që sot bënë histroi me protestën e tyre. Dhe ju garantoj se kjo është vetëm faqja e parë e ndritur e qëndresës së burrave dhe grave për liri dhe dinjitet njerëzor. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë. Shoqëria shqiptare do çlirohet nga këta qytetarë të lirë. Vazhdojmë marshimin tonë, pa u përkulur. Kreu i meduzës përdori sot të gjitha mjetet për të shpëtuar Lul Bravën. Por është e kotë, Ai është një kufomë politike e pakallur.

Ora 13:56 – Turma e protestuesve zhvendoset në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Pas ndërhyrjes së policisë ish-kryeministri Sali Berisha është larguar nga selia e PD i shoqëruar nga truprojat e tij.

Tashmë situata është qetësuar para selisë së PD, ndërkohë që forca të shumta policore ndodhen në seli.

Ish-kryeministri Berisha është gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga mbështetësit e tij. Turma tashmë është zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ora 13:13 – Nis shoqërimi i protestuesve të Berishës pas ndërhyrjes së policisë

Ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së. Policia e Shtetit ka shpërndarë protestuesit ndërsa ka përdorur gaz lotsjllës. Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur. Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në ambientet e jashtme.

Ora 12:59 – Policia i përgjigjet kërkesës së PD, ndërhyn për shpërndarjen e turmës në oborrin e selisë

Pas thirrje së deputetëve të PD, ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit.

Siç shihet nga pamjet, forcat e policisë kanë hedhur sasi të madhe gazi lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga selia e PD.

Ishte vetë PD që kërkoi ndëhyrjen e policisë, pasi mbështetësit e Berishës po shkatërronin e shqyenin dyert e selisë, duke tentuar të hynin brenda.

Ora 13:05 – BE reagon ashpër për protestën e Berishës: Kemi nevojë për një opozitë solide!

Vijnë reagimet e ndërkombëtarëve për protestën që po zhvillohet para selisë së PD, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në ‘Facebook”, Delegacioni i BE në Tiranë dënon aktet e dhunës, ndërsa thekson se Bashkimi Evropian a nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon aktet e dhunës që kanë ndodhur sot dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje. Nuk duhet të ketë vend për dhunë në politikë. Të gjithë të përfshirët kanë përgjegjësinë të sigurojnë që demonstratat të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe paqësore dhe të garantojnë sigurinë e të gjithë njerëzve të pranishëm. Rruga e integrimit të Shqipërisë në BE ka nevojë për një opozitë solide që kontribuon në axhendën e reformave të vendit, duke iu përgjigjur aspiratës së popullit shqiptar, shumica dërrmuese e të cilit dëshiron ta shohë Shqipërinë në BE”, thuhet në deklaratën e BE.

Ora 12:59 – Tensionet në PD, reagon Meta: Ruani qetësinë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme që po mbahet sot në Partinë Demokratike, ku përkrahës të ish-kryeministrit Sali Berisha tentojnë të hyjnë në seli.

Përmes një reagimi, Meta iu bën thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin aktet e dhunës.

Reagim i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta
Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!
Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

Ora 12:37 – Protesta e dhunshme, reagon sërish PD: Të ndalet gjakderdhja!

Partia Demokratike reagon sërish për protestën e dhunshme që po zhvillohet jashtë selisë blu, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

PD akuzon Berishën se “po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme”.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Ora 12:12 – SHBA dënon dhunën te Partia Demokratike: Organizatorët do mbajnë përgjegjësi!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë dhunën në selinë e Partisë Demokratike. Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar në Tëitter për dhunimin e Roland Bejkos dhe shqyerjen me forcë të derës kryesore të PD, duke kërkuar të ruhet qetësia.

Kim e ka bërë të qartë se personat përgjegjës për aktet e dhunës do përgjigjen para ligjit.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, shkruan Yuri Kim.

Ora 12:11 – Berisha në selinë e PD: Lulzim shëmtira është i rrethuar nga gardistë dhe me kundra gaz

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, ku janë mbledhur edhe gjithë mbështetësi e tij.

Berisha është pritur me ovacione “o Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” dhe me duartrokitje. Berisha në fjalën e tij u shpreh se Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ka bërë “kurthe”që të ndihmojë Bashën. Teksa tha se Lulzim Basha është i rrethuar nga gardistë dhe me kudra gaz.

“Këta janë referendarët që kanë ardhur sot ta kthejnë këtë bunker të Lulzim shëmtërisën në shtëpinë e lirisë. Shiko si e kanë mbushur dhe kanë vënë postblloqe mbas posblloqe. Rama përgatit kurthe në ndihmë të Lulzim pengut. Është proces. Është i rrethuar nga gardistët me kundra gaz, shko merr na një pamje. Ai është u rrethuar ne gardistë”tha Berisha ndër të tjera.

Ora 11:35 – Alibeaj reagon për incidentet në PD ende pa nisur protesta: Turp! Nxit demokratët të përplasen

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me incidentet e shënuara para selisë së PD, ende pa nisur protesta.

“Sali Berisha do dhune dhe gjak. Nxit demokratet te perplasen me njeri tjetrin dhe vete eshte fshehur. Turp! Kjo eshte fytyra e vertete e Sali Berishes. Te dhunoje kedo qe nuk mendon si ai!”- shkruan Alibeaj.

Ora 11:29 – Sot protestohet para selisë së PD, mbështetësit e Sali Berishës qëllojnë deputetin

Ende pa nisur protesta, ka patur incidente e tensione. Anëtari i kësaj force politike dhe njëherësh kandidat për deputet, Roland Bejko ëhstë sharë dhe dhunuar nga mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha që kanë nisur të grumbullohen në seli.

Bejko ka shkuar në seli për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha por është rrethuar nga protestuesit dhe është ofenduar me fjalët më banale. Gjatë gjithë kohës ai është rrethuar nga këta persona dhe në disa raste është qëlluar me çadra.

“Kjo që ka ndodhur tani, mua më ka ndodhur dhe në ’91 kur protestonim kundër Enver Hoxhës”, tha Bejko ndër të tjera.

Ai theksoi se nuk do bëjë kallëzim në polici ndërsa u bëri thirrje Berishës të mbajë nën kontroll demokratët që ka thirrur në protestë.