MENU
klinika

“Çdokush mund të hyjë”

Lulzim Basha tregon pse janë mbyllur dyert e PD-së: Brenda ka tulla dhe llaç, po bëhen punime!

06.01.2022 - 22:28

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se dyert e selisë së PD-së janë mbyllur për shkak se brenda selisë po kryehen punime.

Sipas tij, brenda ka llaç dhe tulla, pasi janë shtuar Sekretariatet, ndaj janë marrë masa të devijimit të hurjeve dhe daljeve.

“Se çfarë ndodh në bodrumet e PD-së, ato që janë thënë janë në imagjinatën e shfrenuar të çdokujt. Krijohet ideja që Sali Berisha ka për PD-në, ta kthejë në një bunker. Nëse Berisha do të ishte sot kryetar i PD-së, ai do të ishte i vetëm, pasi demokratët e kanë braktisur.

Më tha një demokrat nga Tropoja. Në fillim më tha, më dukej se i bije në qafë Berishës, pastaj kuptova se ai ka një hall. Kjo është ajo që i ka ndodhur shumë demokratëve. Berisha u shpreh se nuk do ta përfshinte PD-në në betejën ndaj SHBA-së, por nuk e bëri.

Çdokush që është funksionar i PD-së, sipas rregullave mund të futet në seli. Po bëhen punime, janë shtuar Sekretariatet, ka tulla dhe llaç, ndaj janë marrë masa të devijimit të hyrjet dhe daljeve.

Pamjet që u dhanë janë prova filmike të një kamere ngjitur me një qendër që mund të numërohen ata që kanë votuar dhe janë 10% e asaj që është mburrur Saliu Berisha. I kemi të gjitha faktet në të gjitha degët. Nuk na jep kenaqësi, është turp që Berisha dhe një grup njerëish përdhosin dinjitetin e demokratëve. Këtë kanë bërë gjithë kohën, kanë mashtruar dhe manipuluar. Siç doli ky filmim, ka edhe shumë të tjerë”, tha Basha në “Open”.