15.01.2022 - 12:24
Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të shtunë në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë Teatrit Petro Marko në Vlorë.
Sipas informacioneve një automjet i llojit Hyndai ka përplasur një motor fast foodi, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.
Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.
“Me datë 15.01.2022, rreth orës 10:00, në lagjen “Lef Sallata”, automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.