06.01.2022 - 14:34
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mbreshtan të Beratit sot, ku një makinë ka përplasur një 15-vjeçar. Mësohet se i mituri i aksidentuar është nxënës i vitit të parë në Shkollën “Kristaq Capo”.
Shoferi që shkaktoi aksidentin është larguar me makinë nga vendngjarja.
“BalkanWeb” raporton se 15-vjeçari i aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Beratit, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij. Dyshohet që i mituri të jetë përplasur nga një mjet tip “BMW”, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorit.