15.01.2022 - 21:30
Manchester United nuk del dot te fitorja. Edhe pse dy gola në avantazh në transfertë ndaj Aston Villa, ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2, duke lënë dy pikë shumë të vlefshme.
E pabesueshmja ka ndodhur ku skuadra vendase ka barazuar ne 5 minuta ndeshjen ndaj “Djajve”. Manchester United udhëhiqte 2-0, me dy gola të Bruno Fernandes, por vendasit nuk janë dorëzuar dhe kanë rikthyer ekuilibrin në fushë.
Fillimisht për Villa realizoi Ramsey (minuta 77) dhe pesë minuta më vonë barazoi shifrat në 2-2 Philippe Coutinho. Sulmuesi brazilian u transferua vetëm pak ditë më parë nga Barcelona, duke u rikthyer në Premire League me gol.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Premier League, Java 22