16.01.2022 - 12:59
Mbërritja e Lulzim Bashës në “Teatrin Bylis” ka tensionuar situatën në qytetin e Fierit, ku mëbshtetësit e kryedemokratit janë përplasur me protestuesit që kanë dalë me pankarta kundër tij.
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që ka shmangur një konflikt fizik mes të dy palëve, ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara teatrit.
Kujtojmë se për të shmangur përplasjet në Fier kanë shkuar edhe dhjetëra efektivë policie nga Vlora. Ndërkohë, në Shkodër po zhvillon takimin e tij me demokratët, por situata atje duket shumë e qetë.