MENU
klinika

“Model i vjetëruar”

Mbështetësit e Berishës goditën me vezë makinën e Bashës, Bardhi: Çfarë turpi!

18.01.2022 - 21:51

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me protestën e mbështetësve të Sali Berishës sot, teksa ai po zhvillonte një takim me demokratët në Tiranë.
‘Turp’ dhe ‘shëmti’ e konsideron Bardhi protestën, teksa i krahason mbështetësit e Berishës me ‘vullnetarë shëtitës të Enverit’. Ai akuzon Berishën se po keqpërdor gratë dhe të rinjtë.
“Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë. Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit”, shkruan Bardhi.