MENU
klinika

Rama nxjerr shifrat dhe i falënderon

Mbi 80 mijë qytetarë i përgjigjen Këshillimit Kombëtar

29.01.2022 - 13:40

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e qytetarëve shqiptarë që i janë përgjigjur Këshillimit Kombëtar dhe anketës së qeverisë me 12 pyetje. Janë mbi 82 mijë qytetarë që kanë plotësuar anketën deri mesnatën e kaluar.

Rama i falënderon dhe iu jep garanci se opinioni i tyre do të dëgjohet dhe më tej i fton “të dëgjojmë njëri-tjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë”.

“🇦🇱➕40.000 qytetarë janë përfshirë deri mbrëmë në orën 00:00 në Këshillimin Kombëtar – 40,236 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe mbi 2,500 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar💌Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt🙏
Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar🇦🇱 përmes postës ose linkut www.keshillimikombetar.al🌐
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë🇦🇱”, shkruan Rama

Do të negociojë për të zgjidhur krizën brenda selisë blu?

A e njihni Berishën si kryetar të PD-së? Flet zyrtari i lartë i BE

"Nga eksodi, në eksod"

Tirana kryeqytet i Evropës!

“S’ka ecuri pa një opozitë të vërtetë”

Eurodeputeti jep mesazhet për Shqipërinë

E përfshirë në skema korruptive, ministri i Drejtësisë

Manja njofton shkarkimin e drejtueses së Agjencisë së Trajtimit të Pronave (EMRI)