MENU
klinika

Reagimi i Donaldit i la të gjithë pa fjalë

Meridiani largohet nga “Big Brother VIP”

08.01.2022 - 10:16

Meridian Ramçaj është eliminuar dje nga Big Brother VIP. Ai ishte në nominim së bashku me dy nga konkurrentët e fortë, Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn.

Mirëpo, ai që i surprizoi të gjithë ishte reagimi i këtij të fundit. Në momentin që Meridiani u përshëndet me banorët, Donaldi filloi të qante duke u ndjerë në faj për daljen e tij.

Ramçaj në anën tjetër hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.