MENU
klinika

Rekordmeni japonez

Miura nuk ndalet, kërkon të luajë deri 60 vjeç

05.01.2022 - 15:55

Futbollisti japonez Kazuyoshi Miura nuk ndalet. Ai në shkurt mbush 55 vjeç, por do të vazhdojë të luajë në divizionin e katërt japonez: ‘Mbreti Kazu’, siç quhet me nofkën në vendin e tij, po stërvitet në Osaka dhe ka besim se do të jetë në gjendje të luajë derisa të shkoje 60.

Një dëshirë që mund të realizohet ndërsa ai përgatitet të bashkohet me Suzuka Point Getters të Ligës së Futbollit të Japonisë (JFL). “Dua një klub me vizion të qartë, të aftë për të luajtur gjithmonë për të fituar”, tha lojtari i gatshëm për të përballuar sfidën e re.

Vitin e kaluar, Miura kishte përmirësuar tashmë rekordin e tij si futbollisti më i vjetër në Japoni duke luajtur në J-League (P1) për Yokohama FC. I njohur si një nga lojtarët më të njohur aziatikë të viteve 1990, Miura filloi karrierën e tij me klubin brazilian Santos në 1986. Ai gjithashtu veshi fanellën e Genoas, luajti në Kroaci dhe Australi duke shënuar 222 gola në 853 ndeshje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollisti më i vjetër akktiv

Miura nuk ndalet, rinovon në moshën 54-vjeçare