50 vite si tornitor në Uzinën mekanike të Gramshit për Shefqet Kumrinë nuk janë shumë.
Ndryshe nga të rinjtë, profesionistët e vjetër nuk ndahen dot nga tradita dhe madje i gjen në punë edhe në ditët e para të Janarit. Por me keqardhje profesionistët vërejnë se nuk përkrahen nga shteti.
Ndërkohë që gjithnjë e më shumë tregu ka nevojë për profesionistë interesi i të rinjve është I vakët pasi mungon stimulimi ekonomik.
Pas 50 vitesh Shefqeti ndihet krenar, por i varfër.
“I lashë fëmijët të varfër”, tha Shefqet Kumria.
Uzina Mekanike e Gramshit ka qenë vendi i punës për qindra familje të Gramshit. Dikur në këtë uzinë filloi aktiviteti për prodhimin e armëve dhe më pas kjo ndërmarrje u shndërrua në një ndërmarrje demontimi.