MENU
klinika

Ish-kreu i të përndjekurve politikë

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, Kurt Kola

29.01.2022 - 11:13

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjecare, ish kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola. Lajmi është njoftuar nga i biri përmes një postimi në rrjetet sociale. Kola humbi jetën si pasojë e një komplikacioni të rëndë në mushkëri, shkaktuar nga Covid-19.

“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, Ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale.”- shkruan djali i tij, Bilal Kola.

Kush ishte Kurt Kola
Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij arrestohen dhe internohen nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Në vitin 1945 [1]kur ishte vetëm 8 vjeç ai u mor nga shkolla nga dy partizanë dhe u internua bashkë me familjen e tij të përbëra nga 13 persona. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak.

Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës [2] deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit kur Hrushov erdhi në pushtet dhe uli luftën e klasave, gjë e cila u transmetua edhe në Shqipëri. Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës e cila ishte një galeri nëntokësore. Dënimet e tij ishin të vazhdueshme njëri pas tjetrit. Dënimi i fundit ishte më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar 1990. Më 10 mars 1991 ai shkon në Greqi i paisur me kartën e refugjatit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB ku dhe tentoi të shkoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti u rikthye në Shqipëri pas 1 viti pasi djali i tij studionte në gjimnaz. Për disa vite ai ka qenë kryetari i të burgosurëve politik i zgjedhur me votë nga delegatë nga e gjithë Shqipëria Ai është dënuar sërisht me 4 muaj burg sepse drejtoi grevën e urisë për ish të përndejkurit politik. Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra Ëndërra burg dhe Shqipëria Burg në të cilat flet për kalvarin e tij nëpër burgje.

“Propozimet që mbajnë firmën e Berishës..."

Balla i bindur: Këtë javë do ketë emra për President nga opozita

“Nuk pranojmë propozim për President nga Alibeaj”

Balla i prerë: Ajo që më vjen keq është insistimi i PD për…

Ish-kryetarja e Parlamentit paralajmëron krizë në PS

Topalli: Së shpejti do të dalin të zbuluar, po shihet vetëm opozita

"Shteteve që kanë harmonizuar politikat ndaj Rusisë me unioni..."

Zbulohet dokumenti/ Ministrat e BE-së diskutojnë për Ballkanin