MENU
klinika

Flitej se kaluan bashkë festat

Në një lidhje me Romeo Veshaj? Flet Arta Nitaj

12.01.2022 - 11:53

Dubai ishte një nga destinacionet e preferuara të personazheve të showbizz-it shqiptar për festat e fundvitit, dhe jo vetëm.

Aty zgjodhën të kalonin disa ditë edhe modelja Arta Nitaj dhe aktori i humorit Romeo Veshaj. Madje, ata u fotografuan në të njëjtin restorant, në të njëjtën ditë, që i bëri të gjithë të dyshojnë se ishin bashkë, madje në media rozë u përfol se mund të ishin në një lidhje.

Mirëpo, e kontaktuar nga Prive.al, modelja foli për raportin e saj me Romeon, duke zbuluar të vërtetën.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë” – u shpreh Arta.

Por, ajo zbuloi edhe diçka tjetër për veten, nisur nga kjo histori.

“Kam Romeon tim unë”, ka thënë Arta për Prive, duke treguar se ajo është në një lidhje dashurie.

Pra, shumë zhurmë për asgjë!