MENU
klinika

Merren masat

Nesër protesta e Berishës, “blindohet” Kryeministria

07.01.2022 - 21:54

Nesër në orën 12:00 ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë përpara selisë së Partisë Demokratike. Qëllimi ashtu sikurse është bërë me dije është që të nxirret jashtë zyrës Lulzim Basha, sipas Berishës për të respektuar kështu vendimin e referendumit.

Ndërkohë që ditët e fundit është diskutuar blindimi i selisë blu, ndërsa Basha dhe lidershipi i PD-së e kanë mohuar duke argumentuar se po bëhen rikonstruksione, nga ana tjetër duket se edhe kryeministri Edi Rama ka marrë masat.

Ndonëse protesta zhvillohet kundër Lulzim Bashës dhe në oborrin e PD, portës kryesore të Kryeministrisë i është vendosur veshje metalike, mbrëmjen e sotme.

Protesta do të nisë në oborrin e selisë blu, teksa Berisha u zotua sot se do të hapen dyert. Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse do të ketë zhvendosje të protestuesve nga PD.