MENU
klinika

Kush është personazhi më fallco sipas saj?

Nga këngët te ‘mashkulli i ëndrrave’, Enca rrëfehet

22.01.2022 - 08:44

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Si një personazh pa filtra dhe komplekse, Enca teksa ka bërë një bisedë ‘online’ me ndjekësit e saj ka rrëfyer se cilat janë tiparet e mashkullittë saj ideal, teksa është pyetur nga një ndjekës.

Duhet të jetë i pashëm, sjellje të shkëlqyera, inteligjent, argëtues dhe besnik 

Bukuroshja prej muajsh nuk ka sjellë asnjë këngë të re, teksa në rrjete sociale ka qenë shumë aktive me foto provokuese nga pushimet në Dubai e Francë. Por mesa duket kësaj pauze i erdhi fundi dhe Enca zbuloi se do të vijë me një projekt të ri dhe nëse mendonit se do të jetë këngë dashurie, gaboheni. Këngëtarja do të vijë me një projekt siç jemi mësuar ta shohim atë.

Edhe pak kohë më parë, Enca zbuloi se një VIP i ka shkruar në rrjetin social Instagram, por pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje i ka fshirë mesazhet. Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të Encës, e cila e ka kapur ‘screenshot’. Atë e publikoi duke i mbuluar emrin, megjithatë pyeti ndjekësit nëse duan ta dinë se kush është.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka disa muaj nga lançimi dhe ka arritur mbi 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.