MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Ngërç i shpeshtë, çfarë duhet të bëj?

21.01.2022 - 11:18

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Ngërç i shpeshtë, çfarë duhet të bëj?

Mjeku: Së pari do ti thosha djalit se për sa i përket trajtimit të ngërçit nuk ka metoda të veçanta. E vetmja zgjidhje është rimarrja e lëngjeve që humbasin dhe shtimi i kripërave në meny.
Në momentin që shfaqet ngërçi duhen pirë menjëherë lëngje dhe duhet bërë masazhimi i muskulit të prekur. Ndërsa përsa i përket pyetjes se çduhet bërë për ti parandaluar do shtoja se mënyra më e mirë për ta parandaluar është eliminimi i faktorëve shpërthyes. Për këtë arsye këshillohet kujdes gjatë kryerjes së aktivitetit fizik dhe një regjim ushqimor i përshtatshëm, me anë të të cilit duhen zëvendësuar sasitë e nevojshme për magnez, kalcium dhe potas, të cilat humbasin me djersën dhe që janë mjaft të rëndësishme për fibrat muskulorë. Rekomandohet një meny e pasur me perime, kryesisht ato me gjethe të gjelbër, qumësht, djathë, kos, peshk etj. Po ashtu duhet të pihen shumë lëngje frutash dhe ujë mineral, që përmbajnë kripëra. Duhet shmangur përdorimi i diuretikëve, antihistaminikëve dhe pijeve alkoolike përpara aktivitetit fizik, sepse ndikojnë në humbjen e lëngjeve dhe favorizojnë dehidrimin. Në të njëjtën kohë nuk rekomandohet kryerja e aktivitetit fizik pasi keni ngrënë, sepse ndikon në qarkullimin e gjakut, njëkohësisht dhe të muskulit, duke favorizuar dhe ngërçet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.