MENU
klinika

Ngritja e Komandës Amerikane në Shqipëri

Ngjela: Erdhi çasti i pritur. Në kohën kur synohej destabilizimi

07.01.2022 - 14:37

Avokati Spartak Ngjela komenton në një postim në “facebook” ngritjen e shtabit pararojë të Komandës Amerikane në Shqipëri.

Për avokat Ngjelën ky shtab “ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha”.

Sipas tij, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Ngjelës:

Erdhi çasti i pritur që nga viti 1945:

Në Shqipëri do të vendoset një shtab pararojë i Komandës Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë.
Isha i bindur që do të ndodhte; dhe ka ardhur tamam në kohën kur orekset ruse dhe serbe ishin hapur me shpresën e destabilizimit të Shqipërisë nga aventura shterpë Berisha.
Gjithsesi, kjo tregon se Shqipëria ka qenë një pikë e nxehtë e konfliktit amerikano-rus për Ballkanin Perëndimor.
Por është një vlerësim i Shqipërisë në ngritjen e personalitetit të saj dhe të rëndësisë ndërkombëtare. Gjithashtu është edhe një mbështetje force për republikën shqiptare të Kosovës.
Viti 2022 nisi ashtu siç pritej: forcim i mëtejshëm i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Suksesi është i të gjithë shqiptarëve.