MENU
klinika

Peleshi: Mesazh për aktorë me qëllime rivale

Nisin punimet/ Baza ajrore e Kuçovës i kalon NATO-s

20.01.2022 - 12:57

Ditën e sotme ka nisur puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës ajrore në Kuçovë. Ajo do të kthehet në një bazë ajrore të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha gjatë fjalës së tij përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi ndërsa theksoi se nuk do ishin këtu pa ndihmën e aleatëve.

“Sot shndërrojmë ceremoninë e punimeve. Dua të falënderoj kryeministrin për vëmendjen për këtë projekt. Jemi gati të vendosim gurin e themelit për fillimin e punimeve. Nuk do ishim këtu pa ndihmën e aleatëve tonë. Ky projekt mori jetë tre vite më parë kur morën zyrtarisht lajmin për këtë projekt. Përzgjedhja e Shqipërisë është një mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi. Ky zhvillim vjen në një periudhë të trazuar në kufijtë lindor të aleancës”, tha Peleshi.

Për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi është një tregues i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate, por edhe një mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dëshmi e qartë për aftësitë e konsoliduara për të marrë më shumë përgjegjësi, mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE. Ngjarje e rëndësishme e Shqipërisë, konfirmon prezencën e NATO në vendin tonë, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë të vendeve tona dhe aleatëve”, tha Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin