MENU
klinika

Seriali i momentit

Një super lajm vjen për fansat e ‘Emily in Paris’

11.01.2022 - 15:21

Një lajm i mirë vjen për fansat e serialit “Emily in Paris”. “Netflix” ka marrë edhe dy sezone të reja të komedisë drejtuar nga Lily Collins, pra të tretin dhe të katërtin.

Lajmi vjen pasi seriali i krijuar nga Darren Star u rikthye për sezonin e tij të dytë më 22 dhjetor.

Sezoni i dytë u shikua për 107.6 milionë orë në javën e tij të parë, duke u renditur i dyti në listën e Top Ten Global të “Netflix” për serialet në gjuhën angleze. Ndërsa i pari u rendit sezoni i dytë i The Ëitcher, i cili u shikua për 168 milionë orë atë javë./abcnews.al