MENU
klinika

Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë:

“Nuk po tregohet vullnet për dialog me Serbinë”

29.01.2022 - 18:53

Zyra e Bashkimi Evropian në Prishtinë ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesit Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet së nga 31 janari deri më 2 shkurt, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës në Kosovë atij do t’i bashkohet edhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari (ZNS), Gabriel Escobar.

Mediat kosovare bejne me dije se të hënën ata do të takojnë presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe zv.kryeministrin Bislimi.

Agjenda e tyre/ Escobar dhe Lajçak të hënën në Kosovë: “Nuk po tregohet vullnet për dialog me Serbinë”Të martën ata do të takojnë liderët e partive politike. Ndërsa, Lajçak do të takojë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Lajçak dhe Escobar do të takojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë dhe do të kenë konferencë për media.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin